Leonora Jakupi paralajmëron një “bombë për inati të Serbisë”

16 shkurt 2022 | 15:19

Pasi lansoi këngën “Komandant”, këngë e cila është bërë rivale edhe nëpër mediat e Serbisë, Leonora Jakupi ka bërë edhe një paralajmërim të radhës

Leonora, e cila gjatë ditës së sotme reagoi pasi mediat serbe e konsideruan këtë këngë “skandal” e ku Leonora ua ktheu se për të nuk ishte kështu.

“Skandal: Këngëtarja shqiptare vendos një kapelë me shenjën UÇK dhe këndon për nder të terroristëve”, ishte një prej titujve që përmbante një portal.

Ndaj këtyre lajmeve ka reaguar edhe vet këngëtarja së fundi në InstaStory.

“Skandal jo por krenari, terrorista jo por çlirimtar”, ishte reagimi i Leonorës.

E në orët e natës Leonora ka bërë edhe një paralajmërim në Instagram.

“Neser edhe nje ?per inati t’serbisë 17:00 ?”,ka shkruar ajo.

Ndryshe, kënga “Komandant” ka marrë një mbështetje edhe nga fansat e saj. Ajo i dedikohet pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në paraburgim në Gjykatës Speciale në Hagë.

Kënga e artistes nga Drenica, u bë virale dhe u komentua mjaft ashpër nga mediat serbe të cilat e quajtën skandal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid pësoi një humbje minimale në “Parc des Princes”,…