Leonora Jakupi reagon për taksën në ‘Rrugën e Kombit’

23 gusht 2020 | 13:49

Qytetarët e Kosovës nuk u pajtuan asnjëherë vendimin e autoriteteve të Shqipërisë për vendosjen e taksës rrugore në “Rrugën e Kombit”, përderisa vazhdimisht thonë se tarifat janë të larta, pavarësisht të drejtës së tyre për vendosjen e taksës.

Vendimi me të cilin qytetarët e Kosovës obligohen të paguajnë taksë prej 10 euro për çdo vajtje-ardhje nga Shqipëria, ka bërë që të ketë reagime nga më të ndryshmet lidhur me këtë çështje.

Është  këngëtarja Leonora Jakupi, ajo e cila është ankuar për taksën në Rrugën e Kombit. Madej ajo në mënyre ironike ka thënë se “po të isha la në deti ndoshta ia kish vlejtur të paguash”.

“10 euro vajtje-ardhje, nuk o lirë, bile të isha la në det”, ka shkruar Jakupi përmbi një fotografi të cilën e ka publikuar në ‘Storyn’ e saj në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria Komunale e Arsimit në Mitrovicë ka treguar se janë…