Lëshohet nga spitali deputeti Enver Dugolli

24 mars 2023 | 13:53

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli është liruar nga Spitali. Dugolli për më shumë së katër javë ka qëndruar i shtrirë në kliniken e Infektives pas një infeksioni klinik port operativ që ka marrë.

Kështu ka bërë të ditur vet Dugolli përmes “Facebook-ut”.

Dugolli ka falënderuar të gjitha ata që në momente të vështira i qëndruar afër por dhe e vizituan e u interesuan për shëndetin e tij.

“I falënderoj gjithashtu të gjithë ata/ato që nuk më lan vetë por u interesuan dhe kujdesën për gjendjen time, por edhe për vizitat që m’i bënë edhe përkundër angazhimeve tejet të mëdha që kishin; që nga krye parlamentari Konjufca, kryeministri Kurti, ministri Vitija së bashku me Sekretarin Bardiqi, ministri Liburn Aliu, zv.ministri Shemsi Syla, Gjenerali Gjerman Drejtor i NALT, Joachim Hoppe, Sekretari i Përgjithshëm e LV-së, deputet e deputete të Kuvendit, aktivistë e aktiviste, miq e shokë të shumët, por mbi të gjitha familjen timen që ishte në çdo moment pranë meje.”, ka shkruar ndër tjera në falënderimin e tij, deputeti Dugolli.

Postimi i plotë i Dugollit:

Sot, pas 4 javësh që kur u shtriva në Spital me gjendje të rënduar shëndetësore, po e lë këtë institucion për të vazhduar edhe më tej trajtimin në shtëpi nga një infeksion klinik post operativ që pësova para 1 muaji e gjysmë.

Me këtë rast, dua të falënderoj nga zemra të gjithë punonjësit të klinikës Infektive, por edhe asaj të Neuro Kirurgjisë, të cilët bënë gjithçka që unë ta marr vetën dhe t’i kthehem punës dhe jetës.

Ishte vërtetë një sfidë serioze të cilën e tejkalova, ndonëse me vështirësi.

I falënderoj gjithashtu të gjithë ata/ato që nuk më lan vetë por u interesuan dhe kujdesën për gjendjen time, por edhe për vizitat që m’i bënë edhe përkundër angazhimeve tejet të mëdha që kishin; që nga kryeparlamentari Konjufca, kryeministri Kurti, ministri Vitija së bashku me Sekretarin Bardiqi, ministri Liburn Aliu, zv.ministri Shemsi Syla, Gjenerali Gjerman Drejtor i NALT, Joachim Hoppe, Sekretari i Përgjithshëm e LV-së, deputet e deputete të Kuvendit, aktivistë e aktiviste, miq e shokë të shumët, por mbi të gjitha familjen timen që ishte në çdo moment pranë meje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte (e premte) zhvillohet ndeshja e tretë gjysmëfinale e “play-off”-it…