Sfida vendimtare mes Vushtrrisë dhe Boras

24 mars 2023 | 13:51

Sonte (e premte) zhvillohet ndeshja e tretë gjysmëfinale e “play-off”-it të Ligës së Parë të Meshkujve ndërmjet Vushtrrisë dhe Boras.

Kjo është ndeshja e tretë ndërmjet tyre dhe vendimtare. Skuadra fituese kualifikohet në finale, ku do të përballet me Istogun, që kishte eliminuar New Basket.

Takimi i parë në Vushtrri përfundoi 86:78, kurse i dyti 96:92 në të mirë të prishtinasve pas dy vazhdimeve.

Ndeshja do të transmetohet në faqen zyrtare të FBK-së në YouTube.

E premte
20:30 Vushtrria – Bora

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka…