
35 zyrtarë të MASHTI-t certifikohen në trajnimin për prokurim publik
24 mars
13:51
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka marrë pjesë në certifikimin e 35 zyrtarëve të MASHTI-t në trajnimin për prokurim publik.
“U certifikuan sot 35 zyrtarë të MASHTI-t pasi vijuan trajnimin për prokurim publik, në kuadër të Projektit të Qeverisë Britanike ‘Kosovo Strengthening Public Procurement Project’, në bashkëpunim me DAI. Ky trajnim fokusohej në bashkëpunimin e departamenteve të Ministrisë me departamentin e prokurimit, si dhe përgatitjen e specifikave teknike. Përgëzojmë zyrtarët tanë për përfundimin me sukses të këtij trajnimi, si pjesë e zhvillimit të vazhdueshëm profesional të tyre”, ka thënë Nagavci.