Sot hapet ekspozita “Kronologjia e Lirisë”
20 prill 2026
| 11:10
Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës dhe 27-vjetorit të masakrës së Gallapit (Gollakut) Prishtinë, sot në orën 14:00, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës hapet ekspozita “Kronologjia e Lirisë” e autorit Ridvan Slivova.
Pas përfundimit të ekspozitës, të gjitha materialet do t’i dorëzohen Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), me qëllim të ruajtjes dhe dokumentimit të mëtejmë të tyre.



