RRUGA PËRPARA DHE DUART QË TËRHEQIN PAS
“Përse njerëzit shpeshherë përmendin të kaluarën e dikujt?
E përmendin për shkak se nuk mund ta durojnë të tashmen e tjetrit!
Si mund të mendohet kjo kështu?
Mund të mendohet se kur e tashmja jote është e ardhmja, kjo u pengon xhelozëve dhe smirëzinjëve, sepse e ardhmja jote është më e mirë dhe prandaj për këtë të kthejnë në të kaluarën”!
Vërja në dukje e të kaluarës së dikujt, nuk bëhet vetëm për të kujtuar historinë, por edhe për të zbehur të tashmen e Tij të sukseshme!
Kur njëri ecën përpara, kur rritet, kur fiton respekt apo kur ndërton diçka të re moderne, kjo i vë në siklet ata ose ato që janë katandisur mbrapa e që kanë mendje të çthurrur, ata ose ato që kanë mbetur në vendnumëro dhe që nuk e përballojnë dot suksesin e Tij!
Në vend që ta pranojnë ndryshimin dhe përparimin progresiv, ata ose ato, me tendencë të pshtirë zgjedhin të kthehen prapa në kohë, duke nxjerrë në sipërfaqe momente të vjetra, gabime, ngjarje apo rrethana të kaluara të Atij, me të vetmin qëllim për të ia minimizuar sukseset dhe për të ia minuar të ardhmen premtuese për arritje të mëdha!
Kjo ndodh sepse e tashmja e tjetrit ju duket e vështirë për t’u pranuar e njohur, ndërsa e kaluara ju shërben si mjet për ta ulur e denigruar dhe për ta bërë relative ecjen e Tij me kualitete galopante!
Pra në esencë, në thelb, mund të konstatohet, se kur e tashmja e sukseshme e dikujt bëhet premtim për një të ardhme më të mirë, kjo krijon frikë dhe xhelozi te disa njerëz të tjerë me kapacitete të smuara!
Kur ata e shohin se dikush po ndërton një rrugë më të sukseshme, po fiton besim në masë dhe po krijon ndikim në opinion, atëherë gagarisen në kor dhe urojnë për disfatë!
Duke qenë të pafuqishëm dhe duke mos pasur mundësi ta ndalin këtë rrugëtim suksesi të tjetrit, ata përpiqen ta kthejnë vëmendjen te ajo që ka qenë Ai dikur, dhe jo te ajo që është pasqyrë e ecjejes brilante dhe marshimit intensiv progresiv përpara!
Kjo është një mënyrë për ta mbajtur tjetrin të lidhur me të kaluarën, sikur njëri të mos ketë të drejtë të ndryshojë, të rritet apo të kapërcejë jo vetëm vetveten por edhe të tjerët rreth e rrotull Tij!
Por realiteti është ndryshe, çdo njëri e ka të kaluarën e Tij, dhe pikërisht ajo e ndërton përvojën dhe forcën e Tij për të ardhmen!
E kaluara jo vetëm nuk është turp, por përkundrazi, ajo është dëshmi e rrugës së bërë!
Kur dikush e përdor të kaluarën për të të ulur Ty, ai në fakt po pranon pa dashje se e tashmja jote është më e fortë e përparimtare se çdo gjë që mund të thotë ai për të kaluarën Tënde!
Sepse, nëse e tashmja nuk do të kishte peshë, askush nuk do të kishte nevojë të kthehej te e kaluara Jote, cila do qoftë ajo!
Prandaj, përmendja dhe rikthimi i vazhdueshëm te e kaluara Jote, shpesh tregon më shumë për ata që e kanë bërë, se sa për atë që e dëgjojnë!
Vërja në spikamë e të kaluarës së zymtë e të papersektivës Tënde, kur e tashmja është e sukseshme, ajo tregon jo vetëm pasiguri, por edhe frikë nga ndryshimi dhe mungesë guximi për ta pranuar që dikush po ecën përpara, në kohën kur ai është duke shënuar regres të madh!
Ndërsa njëri që vazhdon rrugën e Tij, e di se nuk është e pa rëndësishme se nga ka ardhur, por ku po shkon!
Dhe kur e ardhmja është më e fortë se e kaluara, çdo përpjekje për ta kthyer pas, mbetet thjesht një tentativë e dobët, jehonë mjeruese e atyre që nuk arrijnë ta pranojnë përparimin dhe realitetin e ndryshimeve te mëdha!
Prishtinë, 19 Prill 2026!




