5 VITE TË NDARJES NGA JETA TË KRYEARKITEKTIT TË MARRËVESHJES SË OHRIT, AMBASADORIT AMERIKAN JAMES W. PARDEW
Sot kujtojmë me nderim dhe mirënjohje të thellë 5-vjetorin e ndarjes nga jeta të Ambasadorit të SHBA-së James W. Pardew, njërit prej diplomatëve më të shquar amerikanë dhe njërit prej arkitektëve kryesorë të Marrëveshjes së Ohrit, si dhe arkitektit të paqes, stabilitetit dhe proceseve demokratike në Ballkan!
Ambasadori James W. Pardew ndërroi jetë më 2 qershor 2021, në moshën 77-vjeçare!
Emri i Ambasadorit James W. Pardew është i lidhur ngushtë me ngjarjet më të rëndësishme historike të fundit të shekullit XX dhe fillimit të shekullit XXI në Ballkan, në përgjithësi, dhe në Maqedoninë e Veriut, në veçanti!
Ambasadori Pardew kontribuoi në proceset që çuan drejt paqes fillimisht në Bosnjë e Hercegovinë, në proceset ndërkombëtare për Kosovën dhe në arritjen e Marrëveshjes Historike të Ohrit, e cila e ndaloi konfliktin e vitit 2001 dhe vendosi themelet e barazisë politike e kombëtare për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut!
Në negociatat për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit, Ambasadori James W. Pardew ishte përfaqësuesi kryesor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës!
Personalisht, Ambasadori James W. Pardew e konsideronte Marrëveshjen e Ohrit si kulmin e karrierës së tij profesionale, duke e vlerësuar atë si një nga arritjet më domethënëse të jetës së tij si diplomat amerikan!
Për shqiptarët, James W. Pardew mbetet një mik i madh dhe një zë i fuqishëm i drejtësisë, paqes dhe barazisë në Maqedoninë e Veriut!
Ambasadori Pardew ishte ndër personalitetet e rralla amerikane që i kuptoi drejt aspiratat e shqiptarëve dhe punoi me përkushtim që ato të gjenin zgjidhje përmes dialogut, marrëveshjeve dhe mbështetjes ndërkombëtare!
Në këtë përvjetor, kujtojmë me respekt figurën e tij të ndritur dhe kontributin e madh e të pashlyeshëm që la në historinë e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe të Ballkanit në përgjithësi!
Lavdi veprës dhe kujtimit të Ambasadorit të SHBA-së James W. Pardew!
Mirënjohja e popullit dhe e kombit shqiptar për Të mbetet e përjetshme!
Prishtinë, 7 Qershor 2026.




