Aksioni ‘Stop drogave’ çon në burg tetë persona në Prishtinë

20 prill 2026 | 11:00

Tetë persona kanë rënë në prangat e Policisë në Prishtinë, të dyshuar për posedim droge. Bazuar në njoftimin zyrtar, Drejtoria e policisë së kryeqytetit, në kuadër të planit operativ për luftimin e narkotikëve “Stop drogave”, gjatë tri ditëve të fundit ka realizuar një sërë aktivitetesh policore.

Si rezultat i këtyre veprimeve, pos arrestimit të tetë persona të dyshuar për posedim të substancave narkotike, po ashtu në koordinim me prokurorin e shtetit janë hapur shtatë raste të ndryshme të kësaj natyre.

Gjatë operacioneve policore, janë sekuestruar sasi të ndryshme të substancave të dyshuara si marihuanë dhe kokainë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati Qendror i Punës, ka njoftuar se në vazhdimësi të…