Dështon për të tretë herë radhazi mbledhja e KGjK-së, tash mungon kandidati për kryesues

20 prill 2026 | 11:05

Në mungesë të anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK),  Besnik Bislimaj, ka dështuar të mbahet mbledhja e 365-të, në të cilën në rend dite ishte zgjedhja e kryesuesit, si dhe shpallja e konkursit për kryetar të Gjykatës Administrative e konfirmimi për bashkëpunëtor profesional në Gjykatën Supreme.

Kujtojmë edhe takimet 2 dhe 14 prill 2026 kishin të shtuar të mbaheshin ku kishin munguar, Ahmeti Imami me 2 dhe 14 prill Fahret Vellija, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kuorumi për mbajtjen e takimeve të KGjK-së është së paku nëntë anëtarë, ndërsa me mungesën e Bislimajt, numri i tyre ka rënë në tetë, duke bërë kështu të pamundur mbajtjen e këtij takimi.

KGjK-ja sipas Kushtetutes është e paraprarë të ketë 13 anëtar, aktalualisht ka nëntë ndërkaq për tre të tjerë po zhvillohet procesi i përzgjedhje në Kuvendin e Kosovës kurse për një anëtarë nga radhët e gjyqësorit respektivisht nga Gjykata Supreme procesi përzgjedhjes ka marr rrugët gjyqësore.

Kujtojmë se kandidat për kryeses të KGjK-së janë, Rurstem Thaqi gjyqtar nga Gjykata Supreme e Kosovës dhe Besnik Bislimaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo ishte sërish protagonist, jo vetëm me gol, por…