LETËR DJEMËVE TË RAMIZ CERNICËS, DAJVE ABDYL, HALIM DHE MILAIM HOXHA DHE FAMILJES SË NGUSHTË E TË GJERË TË TRIBUNIT

30 gusht 2023 | 11:29

Të nderuar dajët e mi Abdyl, Halim dhe Milaim Hoxha!

Në pamundësi që të ju takoj të treve bashkë, por edhe pas krijimit të një gjendje të rëndë, ku nuk kanë munguar sulmet dhe fyerjet ndaj meje të një pjestareje të familjes Hoxha, por nuk më kanë munguar as përkrahjet të rrethit të ngushtë të pjestarëve te familjes së Ramiz Cernicës, ku do të veçoja Tezet Selvije Hoxha dhe Xhemile Hoxha dhe Dajët Nazim dhe Arijan Hoxha edhe shumë të tjerë, por edhe shumë miq e shokë nga të gjitha anët e Kosovës, Shqipërisë dhe diasporës, përkrahjen e të cilëve për Shtatoren e Tribunit të Kombit Ramiz Cernica pa plis ishin të shumtë, dëshiroj që me anë të kësaj letre publike të ju njoftoj më sa vijon:
Kanë kaluar më shumë se dy muaj prej 27 Qershorit 2023, kur është arritur me unanimitet të plotë përcaktimi i Komisionit Vlerësues për bocetin e kombinuar final pa plis, që do të jetë Shtatorja e ardhshme e Tribunit të Kombit Ramiz Cernica!

Dhe unë më 28 Gusht 2023 nën presion jo të vogël nga shkrime të ndryshme të disa familjarëve, ia kam dorëzuar me shkrim të protokolluar në administratë të Komunës, dorëheqjen drejtuar Kryetarit të Komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni dhe Drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan z. Kushtrim Zeqiri, sikur që e kamë bërë të njohur para disa kohësh në mjetet e informimit tërheqjen nga përgjegjësitë, të cilat kur mu ngarkuan nga familja e Tribunit, ishin të pranuara nga ana ime me shumë knaqësi e nderim!

Pas ngjarjeve që do t’i nënvizoj më poshtë, ishte e panevojshme të vazhdoja të qëndroja në pozitën përfaqesuesit të autorizuar të familjes se Ramiz Cernicës, në kohën kur Ai që më ka autorizuar në emër të Babait të Tij e të familjes së Ramiz Cernicës, Daja Abdyl Hoxha është i smuar dhe po lëngon në shtrat!

Ndërkohë janë publikuar dy dokumente nga nipi i Ramiz Cernicës, Ngadhnjen Hoxha, ku shihet se dy djemt e Ramiz Cernicës, dajtë Halim dhe Mialim Hoxha me femijët e tyre i kanë nënshkruar dhe janë pozicionuar në kampin e pjesës së familjes që mban qëndrim se Shtatorja duhet të jetë me plis!

Unë dëshiroj për të fundit herë, të sqaroj opinionin se asgjë nuk bëra kokë më vete, unë në Komisionin Vlerësues, përcolla porosinë e Dajës Abdyl Hoxha, që Shtatorja e Ramiz Cernicës të bëhet pa plis, të bëhet ashtu sikur ka diskutuar atëherë më 8 Korrik 1945, në Sallën e Kuvendit të Kosovës në Prizren, pra i derdhur në bronz pa plis, të dali ashtu sikur ka qenë atëherë në mbrojtje të Kosovës dhe jo sikur ka jetuar në jetën familjare e në ambientet e ndryshme miqësore para dhe pas Kuvendit të Prizrenit!

Unë shfrytëzoj rastin ta falënderoj në mënyrë të veçantë Dajën Abdyl Hoxha, për përkrahjen e madhe dhe të vazhdueshme që ma ka ofruar gjatë aktivitetit tim 30 vjeçar, në nderim të figurës së Heroit të Kuvendit të Prizrenit Ramiz Cernicën, por i falenderoj edhe dajtë Halim e Milaim Hoxha, të cilët ishin me mua aq sa kanë pasur mundësi dhe më kanë nderuar publikisht, duke më ardhur në ngushëllime të vdekjes së Babait e të Nanës në Cernicë, sikur më kanë ardhur edhe në dasmën e djalit Arberit, bashkë me bashkëshortet e tyre!
Me anë të kësaj letre publike i shpreh tërë konsideratën time dhe i uroj shërim të shpejtë Dajës Abdyl Hoxha, dhe jetë të gjatë e të lumtur, kurse dajve Halim e Milaim Hoxha gjitha të mirat në jetë, shëndet e suksese!

Mirupafshim në inaugurimin e Shtatorës së Tribunit të Kombit Ramiz Cernica në Gjilan, të cilën do të dëshiroja të jetë pa plis, ose pas dëshirës për plis, plisin ta ketë të vendosur në foltore, ose ta mbajë në dorën e majtë!

Me shumë respekt!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 29 Gusht 2023!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) dhe Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC)…