Leutrim Ratkoceri i jep mbështetje Uran Ismailit: Më 7 qershor i themi stop krizës
21 maj 2026
| 12:56
Ish-shefi i asamblistëve të PDK-së në Prishtinë dhe drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Leutrim Ratkoceri, ka publikuar një fotografi së bashku me bashkëpartiakët e tij dhe kryetarin e Degës së PDK-së në Prishtinë, njëherit kandidat për deputet me numrin 2 në listën zgjedhore, Uran Ismaili.
Përmes një postimi, Ratkoceri ka shprehur mbështetjen e tij për Ismailin, duke theksuar se qytetarët meritojnë stabilitet dhe zgjidhje konkrete.
“Në vend të krizës e përçarjes, qytetarët meritojnë udhëheqësi që ofron pozitivitet, stabilitet, punë dhe zgjidhje.
Më 7 qershor i themi stop krizës!”, ka shkruar Ratkoceri.
Ai po ashtu ka shpërndarë sloganet mbështetëse për PDK-në dhe kandidatët e saj:
#PDK125 #BedriHamza1 #UranIsmaili2



