Leverkuseni: Rashica momentalisht nuk është temë diskutimi  

11 dhjetor 2020 | 16:56

Milot Rashica ishte afër transferimit te Bayer Leverkusen në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, në formulën e huazimit.

Rashica ishte gati t’i bashkohej Leverkusenit si huazim deri në fund të sezonit, por transferimi dështoi në momentin e fundit sepse palët nuk ranë dakord për kushtet e opsionit të blerjes. Sipas “Sport Bild”, Bayer Leverkusen kishte ende interesim për yllin e Kosovës, por një gjë të tillë e ka mohuar klubi gjerman.

“Jo, Milot Rashica është lojtar i Werder Bremenit dhe ai nuk është temë diskutimi për Bayer Leverkusenin momentalisht”, u shpreh drejtori sportiv i klubit gjerman, Simon Rolfes.

Milot Rashica momentalisht është i lënduar dhe pritet të rikthehet në fillim të vitit të ardhshëm.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Faqja e re për aplikimin e tërheqjes së 10-përqindshit nga…