Lewandowski: Do të luaj edhe për një kohë të gjatë me Bayernin

29 prill 2021 | 15:08

Sulmuesi Robert Lewandowski ka bërë të ditur se është i lumtur në skuadrën e Bayern Munchen.

Sulmuesi polak ka thënë se e sheh vetën si pjesë të Bayernit edhe për shumë vite të tjera.

“Për momentin ndihem mirë në Munchen dhe mendoj se mund të luaj edhe për një kohë të gjatë me Bayernin në nivele të larta. Jam ende shumë i uritur për të fituar me këtë fanellë. Bayerni më ka dhënë gjithçka dhe shpresoj që ta kem ndihmuar me golat e mi. Këto dy vite kanë qenë me të vërtetë shumë të bukura edhe pse pandemia na ka mohuar praninë e tifozëve. Shpresoj që ata të rikthehen sa më shpejt”, ka thënë Lewandowski.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të bashkëpunimit, partneritetit dhe mbështetjes së vazhdueshme nga…