Lewandowski ka refuzuar një nga ofertat më të mëdha në histori të futbollit

15 gusht 2025 | 14:41

Përkushtimi i Robert Lewandoëskit ndaj Barcelonës është konfirmuar sërish nga agjenti i tij, i cili zbuloi se sulmuesi refuzoi një nga ofertat më të mëdha në historinë e futbollit.

Lewandowski ka refuzuar një ofertë konkrete nga një klub arab, i cili ishte i gatshëm t’i paguante më shumë se 100 milionë euro në sezon. 

Agjenti i tij, Pini Zahavi, e bëri të ditur këtë shumë marramendëse në një intervistë për Fakt, duke deklaruar se sulmuesi vendosi të qëndrojë te Barcelona për të garuar për trofetë më të rëndësishëm në Evropë. 

Zahavi konfirmoi përkushtimin e Lewandowskit ndaj klubit katalanas, duke e përshkruar atë si “vendi i tij në tokë, aty ku ndjehet më rehat”. 

Megjithë kontratat tepër të majme që ofrohen atje, vendimi i Lewandowskit thekson ambicien e tij për të konkurruar në nivelin më të lartë të futbollit evropian. 

Ai pati një rol vendimtar në sezonin e kaluar, kur Barcelona fitoi tripletën në garat vendase, duke shënuar 42 gola në 52 ndeshje. 

“Një vit më parë, ai mori një ofertë konkrete. I ofruan më shumë se 100 milionë euro në sezon. Në një sezon. Por ai preferoi të luftonte për La Ligan dhe Ligën e Kampionëve. Dhe gati i arriti të dyja”. 

“Kjo është shtëpia e tij në tokë, vendi ku ndjehet më i qetë. Për më tepër, klubet arabe janë të mbushura me lojtarë dhe nuk dinë ç’të bëjnë me ta”.  

“Ka kufizime për numrin e të huajve të lejuar, çka ua ngushton opsionet. Por Robert, gjithsesi, nuk kishte dëshirë të luante atje”, ka thënë Zahavi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ka kritikuar mënyrën se…