Lewandowski mund të largohet nga Bayerni

16 mars 2022 | 15:25

Sulmuesi më në formë i kohëve të fundit, Robert Lewandowski mund të largohet në verë nga Bayerni.

33-vjeçari ka kontratë me bavarezët deri në vitin 2023, mirëpo ka kërkuar një kontratë të re me klubin, ndërsa drejtuesit e klubit nuk kanë vendosur akoma asgjë.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano nëse nuk vendoset një kontratë e re, Lewandowski do të largohet nga Gjermania.

Sot po ashtu është raportuar se Bayerni është duke vëzhguar sulmuesin norvegjez, Erling Haaland.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Llapit është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së…