Lewandowski: Shpresoj të luaj me Messin, rikthimi do ishte i pabesueshëm

11 prill 2023 | 17:36

Lionel Messi mund të kthehet te Barcelona në verë, pasi i skadon kontrata me PSG. Sulmuesi i katalanasve, Robert Lewandowski ka thënë se shpreson që “Pleshti” të luajë me të në sezonin e ardhshëm.

“Messi“ Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por shpresoj që sezonin e ardhshëm të luajmë së bashku. Nëse kthehet do të jetë diçka e pabesueshme. Ne e dimë që Barça nuk e ka fituar La Ligën vitet e fundit dhe ne jemi në rrugën e duhur. Nëse fitojmë titullin, shumë lojtarë do të kenë besim të madh. Ne të gjithë po punojmë për t’u rritur. Jemi të fokusuar në La Liga dhe ka pikë për të fituar, por nuk mendojmë për diferencën me Real Madridin. Duhet të shënosh gola dhe të bësh të lumtur tifozët”, ka thene sulmuesi polak. .

Edhe pse duhen disa muaj deri në përfundimin e kontratës, mediat kanë filluar që tani me thashethemet për argjentinasin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Procesi i stërzgjatur i liberalizimit të vizave për Kosovës është…