Liberalizimi i vizave, biznesmeni Kelmendi ngre alarmin për ulje të konsumit dhe ikje të punëtorëve

03 janar 2024 | 14:53

Biznesmeni Ramiz Kelmendi, ka ngre alarmin se me liberalizimin e vizave nga ky muaj shumë qytetarë do të ikin nga vendi dhe pretendimet e tij janë që do të krijohet një vakum në shoqërinë tonë.

Kelmendi përmendur dy çështje elementare që do të kenë impakt nga liberalizimi i vizave. Ai ka përmendur se do të ketë ulje të prodhimit, duke filluar me bukën e përditshme për qytetarët.

Përveç kësaj pronari i “Elkos Group”-it, Ramiz Kelmendi, ka thënë se nga ky muaj bizneset do të vuajnë nga mungesa e fuqisë punëtore.

Afaristi Kelmendi në një intervistë për “Kosovapress”, ka fajësuar qeverinë për ikjen e të rinjve nga vendi, sipas tij është një dështim politik që duhet të turpërohen të gjithë.

Si biznesmen, Kelmendi është shprehur i shqetësuar edhe me mungesën e komunikimit me institucionet shtetërore, derisa shton se shteti nuk ka ofruar as mbështetje për këtë sektor.

Ai u ka bërë thirrje institucioneve shtetërore që të ndryshojnë qasjen ndaj bizneseve.

Ai ka konsideruar se shteti duhet të përmirësojë politikat e të bërit biznes në mënyrë që të vijnë sa më shumë investitorë të huaj në vend.

I pyetur nëse kanë pasur probleme me import dhe eksport, Kelmendi ka thënë se problemet janë të shumta, mirëpo dëgjueshmëria e tyre nga institucionet përgjegjëse është e vogël.

“Në mënyrë që të rritet prodhimtaria, duhet institucionet t’i dëgjojnë kërkesat tona”, ka thënë Kelmendi për “Kosovapress”.

Kelmendi ka thënë se derisa s’ka rritje ekonomike, nuk mund të ketë as rritje të numrit të punëtorëve.

Në fund, Kelmendi kërkon nga qeveria që të mos ndërhyjë në të bërit biznes tek bizneset, pasi që sipas tij, kjo po i dëmton ato.

“Në momentin që politika nuk përzihet në ekonomi, gjithmonë bërja e biznesit është e suksesshme”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Borussia Dortmundi është e interesuar që ta kthejë Jadon Sanchon…