Liberta shfaqet joshëse në pozat e reja nga plazhet e Kolumbisë

22 shkurt 2024 | 12:46

Moderatorja e njohur shqiptare, Liberta Spahiu ka nisur pushimet në Kolumbi, vetëm disa javë pasi u bë i ditur lajmi se nuk do të moderojë më emisionin “Prive”.

Ajo ka ndarë me ndjekësit një sërë imazhesh në Instagram me pushimet e saj në plazhet e Islu Baru të Kolumbisë.

Çfarë bie në sy, janë pozat e saj në bikini dhe linjat e saj trupore të tonifikuara.

Pushimet  e saj në Kolumbi vijnë vetëm disa javë pasi njoftoi se nuk do të jetë më pjesë e edicionit të ri të emisionit “Prive”.

Siç është raportuar, vendin e saj në moderim do ta zë ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” dhe këngëtarja e njohur, Mbresa Hajrullahu.

Mbresa një personazh mjaft i pikasur në sezonin e parë të BBVK, kishte moderuar sezonin e dytë të emisionit Big Talk.

Liberta Spahiu ka qenë sinonim i emisionit “Prive” për shumë vite, ky kalim i stafetës shënon një kapitull të ri për emisionin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sjellja e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, ndaj zyrtarëve të…