Librat e Antigona Behramit, best seller në libraritë e Shqipërisë

25 shtator 2022 | 10:00

Në Kosovë nuk ka autore më të suksesshme se Antigona Behrami. Këtë vlerësim që dy vjet janë duke ia dhënë edhe libraritë e Shqipërisë, të cilat i shesin të pesë librat e saj. Për disa javë rresht, që prej botimit të dy librave të fundit këtë vit, disa librari të Shqipërisë ato i kanë shpallur best seller.

Përpos librarive nga Shqipëria, edhe libraritë nga Kosova, ato që i shesin librat e saj, e njohin mirë suksesin e saj.

E pyetur nga gazeta “Epoka e re” për këtë sukses, Antigona Behrami ka thënë: “Njerëzit më duan dhe më besojnë. Ata, duke bashkëpunuar me mua, kanë shënuar suksese të pafundme në jetën e tyre. Kanë ndryshuar për të mirë jetën e tyre. Sa herë që më rrëfejnë për të mirat që u kanë ardhur në jetën e tyre, më ripërtërijnë dhe më motivojnë të komunikoj dhe ta vazhdoj ndihmën edhe për të tjerët që kanë nevojë për këshillat e mia. Do të jem pranë tyre kurdo që më kërkojnë”.

Porosinë e librave të kësaj autoreje mund ta bëni në llogaritë e saj në rrjete sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbreti Charles aktualisht ndodhet në Skoci, pas funeralit të nënës së…