Libri i Bardhyl Mahmutit “Mashtrimi i madh”, zgjon interesimin e të huajve

09 tetor 2018 | 14:07

Ish-ushtari i UÇK-së dhe veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Reshat Salihaj, i cili pas luftës i është kthyer punës në Zvicër ka ndarë me miqtë e tij të “Facebook”-ut një takim të rastësishëm por tejet interesant.

Ai ka thënë se shqiptarët e dinë kontributet e Dick Martit dhe Karla Del Pontes në njollosjen e luftës çlirimtare të Kosovës dhe qëndrimin e tyre negativ ndaj pavarësisë së vendit tonë.

“Duke u kthyer në banesë pas përfundimit të punës, në stacionin e trenit në Gjeneve pashë një njeri që lexonte një libër që në bazë të ngjyrës së kopertinave më dukej si libri i Bardhyl Mahmutit. U afrova dhe u gëzova kur pashë se vërtet ishte duke lexuar ‘Mashtrimin e madh’ të përkthyer në gjuhën angleze”, ka shkruar Reshat Salihaj.

Postimi i plotë i tij në llogarinë e vet në “Facebook”:

Bardhyl Mahmuti- Dick Marty dhe Carla Del Ponte

Në shtator të këtij viti Dick Marti publikoi librin e ri të titulluar “Une certaine idée de la justice- Tchétchénie – CIA – Kosovo – drogue” (Një farë ideje për drejtësinë- Çeçenia-CIA-Kosova-Droga).
Më 9 tetor 2018, në Universitetin Dufour të Gjenevës, Karla Del Ponte mban konferencë me rastin e ndarjes së çmimit universitar Latsis për vitin 2018 (çmim prej 100 mijë franga që ndahet në nivel nacional në Zvicër) për kontributin e saj si hetuese dhe prokurore.

Mendoj se shqiptarët i dinë kontributet e Dick Martit dhe Karla Del Pontes në njollosjen e luftës çlirimtare të Kosovës dhe qëndrimin e tyre negativ ndaj pavarësisë së vendit tonë.

Duke u kthyer në banesë pas përfundimit të punës, në stacionin e trenit në Gjeneve pashë një njeri që lexonte një libër që në bazë të ngjyrës së kopertinave më dukej si libri i Bardhyl Mahmutit. U afrova dhe u gëzova kur pashë se vërtet ishte duke lexuar “Mashtrimin e madh” të përkthyer në gjuhën angleze.

Fotografia e Reshat Salihaj

Nga kënaqësia që ndjeva i lejova vetes të drejtën ta ndërpres nga leximi. I tregova se e kam lexuar këtë libër dhe isha kureshtar ta dija se ku e kishte siguruar ekzemplarin në gjuhën angleze. Ai shprehu mirënjohje që këtë libër me vlerë ia kishte dhuruar ambasadori i Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Gjeneve, z. Ramadan Avdiu.

Për aq sa kishte lexuar nga libri i Bardhylit, Jowl M. Hakazimania, sekretar permanent i “Qendrës për hulumtime dhe iniciativa për dialog”, ishte shumë i kënaqur me punën serioze që është bërë në publikimin e këtij libri.
Sa do të doja që sot t’u dhurohej nga një ekzemplar të librit “Mashtrimi i Madh” të gjithë të pranishmëve në konferencën e Karla Del Pontes në Gjenevë. Kjo formë do t’i tregonte auditorit se lauratet që ju ndahen Dick Martit dhe Karla Del Pontes janë çmime të ndikuara nga qarqe të caktuara politike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mungesa e dëshirës seksuale dhe vështirësive  mund të jenë burim…