“Libri i luftës” promovohet sot në orën 11.45 në “Hotel Grand”

03 mars 2019 | 09:17

Sot, (e diel), me fillim në orën 11.45, në “Hotel Grand”, në Sallën e Konferencave, promovohet libri i gazetarit të Radio Televizionit të Kosovës, Nuhi Bytyçit, me titull “Libri i luftës”, të cilin e ka botuar Shtëpia Botuese “Armagedoni” me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe të afaristit Lazim Destani.

Për shkak të transmetimit të drejtpërdrejtë në Radio Televizionin e Kosovës, sipas një ftese që ka ardhur në redaksinë e gazetës “Epoka e re”, pjesëmarrësit janë të ftuar të vijnë 15 minuta para kohës së paraparë të promovimit.

Për librin do të flasin profesor Haqif Mulliqi, profesor Bajram Kosumi dhe botuesi Berat Armagedoni, kurse fjalë përshëndetëse do të kenë edhe të tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kastrioti ka ruajtur epërsinë prej dy pikëve në krye të…