Libri i Obama-s thyen rekorde, për  një muaj shiten mbi 3 milionë kopje

18 dhjetor 2020 | 14:08

Ish-presidenti Barack Obama publikoi një muaj më parë librin e tij “A Promised Land”, i cili ka tejkaluar çdo lloj parashikimi për sa u përket kopjeve të shituara. Edhe pse ka kaluar vetëm një muaj nga hedhja në treg, deri tani janë shitur mbi 3 milionë kopje të librit.

Shtëpia botuese “Croën” ka njoftuar se shitjet e “A Promised Land” kanë arritur në 3,3 milionë në SHBA dhe Kanada dhe cilësohet se një nga librat më të shitur të presidentëve të kohës moderne.

Në librin “A Promised Land”, Obama flet për zgjedhjen e tij në krye të Amerikës në vitin 2008 dhe gjithë çfarë ka kaluar gjatë asaj periudhe. Pritet që së shpejti të dalë edhe një vëllim i dytë për librin, por ende nuk ka një datë të saktë për publikimin e tij.

Librat “Dreams from My Father” dhe “The Audacity of Hope” që Barack Obama ka shkruar para se të bëhej president, kanë arritur shitje në mbi 1 milion kopje. Ndërsa librat e ish-presidentëve “My Life” i Bill Clinton dhe “Decision Points” i George Ë. Bush arritën shitje nga 3,5 deri në katër milionë kopje.

Ndërsa libri “Becoming” i ish-zonjës së parë, Michelle Obama, bashkëshortes së Obamas është shitur në mbi 8 milionë kopje në Amerikën e Veriut që nga viti 2018 kur ai doli në treg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka disa muaj që në faqen zyrtare të Federatës së…