Liburn Aliu fton kompanitë që të japin propozime për rrugën Prishtinë – Mitrovicë

22 mars 2023 | 11:21

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se përfundimi i rrugës Prishtinë – Mitrovicë do të zgjasë 25 muaj, pra dy vite.

“Sot është publikuar njoftimi specifik për Prokurim për Shërbimet Konsulente për Rishikim të Dizajnit dhe Mbikëqyrjen e Punëve Ndërtimore në Rrugën N2 Prishtinë – Mitrovicë, me gjatësi 9.78 km. Shërbimet do të mbulojnë një periudhë prej njëzet e pesë (25) muaj kalendarik nga data e fillimit ku përfshihen: tre muaj shqyrtimin e dizajnit, përgatitjen e dosjes së tenderit, procedurat e prokurimit dhe vlerësimin e ofertave, 20 muaj periudha e mbikëqyrjes se punimeve dhe dy muaj periudha e finalizimit të projektit. Ftohen të gjitha kompanitë konsulente ndërkombëtare dhe vendore të interesuara që ti dorëzojnë propozimeve e tyre”, ka shkruar Aliu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bernardo Silva duket se është duke e kaluar sezonin e…