Licencohen edhe nëntë laboratore tjera për kryerje të testeve serologjike

14 gusht 2020 | 15:25

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar të premten se ka licencuar edhe nëntë laboratore tjera për kryerjen e testeve serologjike për koronavirus.

Përmes këtyre testeve, kuptohet nëse një person ka tejkaluar këtë virus, si dhe nëse trupi ka krijuar antitrupa kundër tij.

Ministria ka thënë se shtrirja e laboratoreve është në shumë qytete të Kosovës, duke përfshirë Prishtinën, Pejën, Gjilanin, Malishevën dhe Vushtrinë.

Ky është njoftimi i katërt që bën kjo ministri për licencim të laboratoreve për kryerje të testeve serologjike.

Në rrethim e parë të licencimit, autoritetet kanë thënë se u është dhënë leja e punës edhe dy laboratorëve tjerë për kryerje të testeve PCR që përcaktojnë nëse virusi është akti.

Deri me tani ministria ka licencuar 55 laboratorë privatë për testimet për COVID-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha është në listën…