Licencohet edhe Federata e Bilardos

15 dhjetor 2017 | 16:00

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) e ka licencuar Federatën e Bilardos.

Ministri Kujtim Gashi i dorëzoi licencën për zhvillimin e veprimtarisë deri në vitin 2020, kryetarit të kësaj federate, Veton Dyla. Gashi dhe Dyla diskutuan për aktivitetet dhe organizimet sportive që zhvillohen në Kosovë në bilardo dhe hapat konkretë që duhen ndërmarrë në të ardhmen, për funksionalizmin e garave në këtë sport në gjithë Kosovën.

Kryetari Dyla e informoi ministrin Gashi për gjendjen e tanishme dhe aktivitetet që organizohen në Kosovë dhe klubet e bilardos që ekzistojnë në qytete të ndryshme të Kosovës.

“Licencimi i kësaj federate ka për qëllim mënjanimin e të rinjve nga rruga dhe të merren me sport e me rekreacion dhe në angazhimin e tyre për të nxjerrë talente që Kosova të përfaqësohet në gara ndërkombëtare dhe në këtë aktivitet”, ka thënë ministri Gashi.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka mirëpritur vendimin…