Ministri Hasani mirëpret ndarjen e parcelës për kampusin e Universitetit të Gjilanit

15 dhjetor 2017 | 15:53

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për ndarjen e parcelës për ndërtimin e kampusit të Universitetin të Gjilanit “Kadri Zeka” në hapësirë prej 7.30 hektarësh.

Ministri Hasani përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se ky është një lajm i mirë për qytetarët e Gjilanit, Anamoravës dhe për shqiptarët e Kosovës Lindore.

Postimi i plotë i ministrit Hasani:

Qeveria e Republikës së Kosovës sërish ka kthyer vëmendjen kah Gjilani.
Sot në mbledhjen e Qeverisë kemi marrë vendim që të ndajmë parcelën për ndërtimin e kampusit të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”. Ky është një lajm i mirë për qytetarët e Gjilanit dhe të gjithë Anamoravës sepse tani më në fund studentët e kësaj ane do të kenë mundësinë që të studiojnë në një kampus dinjitoz.
Duke ju falënderuar ministrit të Arsimit Shyqiri Bytyqi ndërtimi i kampusit të Universitetit të Gjilanit do të fillojë në vitin 2018.
Si pjesë e kësaj Qeverie zotohem se Gjilani më nuk do të mbetet një rajon i harruar dhe izoluar nga investimet e mëdha e strategjike.
Gëzuar Gjilan!
Gëzuar Anamoravë!
Gëzuar Kosovë Lindore!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Princi britanik Harry dhe aktorja amerikane, Meghan Markle, do të…