Liderët e BE-së: Shtensionimi i situatës në veri sipas planit trepikësh të Borrellit, dështimi do të ketë pasoja

30 qershor 2023 | 14:56

Këshilli Evropian ka miratuar konkluzionet e takimit të liderëve të Bashkimit Evropian (BE), ku ndër të tjera është duke u diskutuar edhe për marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe tensionet e fundit në veri.

Aty është bërë thirrje për deeskalim të menjëhershëm të situatës bazuar në tri pikat e propozuara nga Bashkimi Evropian.

Në kapitullin e marrëdhënieve të jashtme, ku është edhe pjesa për Kosovën, Këshilli Evropian “dënon incidentet e fundit të dhunshme në veri të Kosovës” dhe bën thirrje “për deeskalim të menjëhershëm të situatës, bazuar në elementet kyçe të përshkruara tashmë nga Bashkimi Evropian më 3 qershor 2023”.

Dështimi për ta bërë këtë, potencohet se do të ketë pasoja negative.

Në konkluza është potencuar se palët duhet të krijojnë kushte për të mbajtur zgjedhjet të reja në katër komunat në veri të Kosovës dhe t’i kthehen zbatimit të marrëveshjes së Orit, përfshirë, siç potencohet themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Është thelbësore që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja i udhëhequr nga përfaqësuesi i lartë dhe zbatimi i shpejtë i marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit dhe aneksit të zbatimit të saj të vazhdojë. Kjo përfshin themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, është thënë në konkluza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesoresha dhe artistja e mirënjohur Besiana Qani Mehmeti, ka vendosur…