Besiana Mehmedi i futet politikës aktive brenda BDI-së, kërkon mbështetjen e elektoratit

30 qershor 2023 | 14:54

Profesoresha dhe artistja e mirënjohur Besiana Qani Mehmeti, ka vendosur që të jetë aktive në jetën politike, përkrah liderit të BDI-së, Ali Ahmetit. Mehmeti ka thënë se edhe pse ka qenë aktivë për këto 17 vite megjithatë dëshiron që të merr mbështetjen e votuesve të BDI-së, për tu bërë anëtare e degës së kësaj partie në Kërçovë.

“Jam e lumtur që palëkundshëm për 17 vite isha e rreshtuar krah politikave të liderit Ali Ahmeti andaj kam nderë dhe kënaqësi që të jem edhe pjesë e kësaj gare për anëtare dege e Bashkimit Demokratik në Kërçovë!”, ka shkruar ndër tjera Besiana Mehmedi, vajza e gazetarit të ndjerë Qani Mehmedit.

Njoftimi i plotë i saj:

Jam rritur me brengat, hallet e sfidat e vendit tim! Me të kaluarën dhe të sotmen historike të Uskanës sonë!

U rrita me dashurinë platonike me të cilën më ushqeu babai im Qaniu i cili kurdoherë Kërçovën e quante “Parisi i vogël”

Jam shkolluar në Tiranë e Prishtinë por në karrierën time akademike e profesionale 20 vjeçare kryefjalë i kisha vlerat e Kërçovës!

Të dashur miq, familjarë, kolegë!

Ju jeni pjesë e pandashme e karrierës  sime akademike dhe pedagogjik andaj në këtë rrugëtim  kërkoj mbështetjen tuaj me 2 korrik duke qenë fort e bindur që do jem zëri juaj në çdo kohë! Dëshiroj që me angazhimin tonë ta bëj krenare Uskanën time dhe të gjithë gjeneratat e reja!

Jam e lumtur që palëkundshëm për 17 vite isha e rreshtuar krah politikave të liderit Ali Ahmeti andaj kam nderë dhe kënaqësi që të jem edhe pjesë e kësaj gare për anëtare dege e Bashkimit Demokratik në Kërçovë!

Na priftë e mbara!

Ali Ahmeti bëhet kumbar i vajzës së çiftit të njohur të estradës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Valmir Elezi Sapo të hysh në villën Grobovka ndodhesh…