Lideri i PDK-së viziton Bashkësinë Islame të Kosovës, uron festën e Fitër Bajramit

02 maj 2022 | 11:53

Për festën e Fitër Bajramit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Bashkësinë Islame të Kosovës.

Krasniqi ka thënë se kjo festë shënon kulminacionin e një muaji të shenjtë, të përkushtimit, durimet njerëzor ndaj sprovave dhe lakmisë.

“Sot i ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës të marrin shembull dhe inspirim nga kjo festë që të bëhen për t’u bërë edhe më bujar, edhe më të hapur, edhe më tolerant edhe më mirëbesues me njëri tjetrin, me rrethin e tyre dhe me të gjithë”, ka deklaruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Finlanda do të vendosë rreth aplikimit për anëtarësim në NATO…