Lideri palestinez kërkon ndihmën e OKB-së për një konferencë paqeje me Izraelin

25 shtator 2020 | 22:46

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas ka ftuar të premten që Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ta organizojë një konferencë ndërkombëtarë vitin e ardhshëm, për një iniciuar “një proces të mirëfilltë paqeje” mes Izraelit dhe palestinezëve.

Abbas ka nxitur sekretarin Guterres që të punojë me katërshen e Lindjes së Mesme dhe me Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për një konferencë me pjesëmarrje të të gjitha palëve të interesuara, në fillim të vitit të ardhshëm, për një proces të mirëfilltë paqeje.

Palestinezët duan që shteti i tyre ta përfshijë Bregun Perëndimor dhe Rripin Gazës, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.

Marrëveshja, e cila ishte propozuar në janar nga presidenti amerikan, Donald Trump, ishte refuzuar nga palestinezët, pasi sipas këtij plani Washingtoni do të njihte këto vendbanime si pjesë të Izraelit.

“Nuk do të ketë paqe, as siguri, dhe as stabilitet mes të dyja vendeve në rast se vazhdon ky okupim”, tha Abbas në një deklaratë të regjistruar paraprakisht në Asamblenë të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila këtë vit u mbajt në mënyrë virtuale, për shkak të situatës aktuale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrethanat e vrasjes së shqiptarit 47 vjeçar nga Kosova M.B.,…