Liga Ballkanike, Prishtina sonte përballet me AEL Limassol  

08 shkurt 2024 | 13:13

KB Sigal Prishtina rikthehet sonte me ndeshjen e radhës në kuadër të Ligës Ballkanit.

Kryeqytetasit luajnë sonte përballë ekipit qipriot të AEL Limassol. Në këtë takim, me bilanc më të mirë hyjnë mysafirët që kanë katër fitore e një humbje.

Në krahun tjetër, prishtinasit kanë zhvilluar vetëm tri ndeshje dhe prej tyre kanë dy fitore e një humbje. Ekipi qipriot edhe para dy ditësh ishte në Kosovë, ku u përballë me ekipin tjetër kosovar atë të Pejës, të cilët i mposhti.

Përballja e sotme mes Sigal Prishtinës e AEL nis nga ora 20:30. Më pas, Prishtinën e pret ndeshja e radhës në kampionat përballë Vëllaznimit si mysafire.

Pastaj, do të kenë punë në FINAL 8 të Kupës së Kosovës që nis nga 13 shkurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lautaro Martinez është kthyer prej kohësh në liderin absolut të…