Përfundojnë gjashtë ndeshjet e Ligës së Kampionëve, ja rezultatet dhe golat

20 tetor 2020 | 21:03

Kanë përfunduar gjashtë ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Spikat fitorja e Manchester Unitedit ndaj PSG-së (1-2). Për mysafirët shënues ishin Fernades dhe Rashford, kurse Martial shënoi autogol.

Chelsea ka luajtur baras me Sevillan (0-0). Ndërsa skuadra e Barcelonës e ka shkatërruar Ferencvaros (5-1). Fitores i është gëzuar edhe Lazio ndaj Borussia Dortmundit me rezultat 3-1. Në këtë ndeshje ka debutuar edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.

Grupi E

Chelsea – Sevilla                                      0-0
Rennes – Krasnodar                                1-1

Grupi F

Zenit – Club Brugge                                 1-2
Lazio – Borussia Dortmund                  3-1

Grupi G

Dynamo Kyiv – Juventus                        0-2
Barcelona – Ferencvaros                         5-1

Grupi H

Paris Saint Germain – Manchester U.  1-2
Leipzig – I.Basaksehir                              2-0

————————————————————————————————————–

Unitedi në epërsi ndaj PSG-së, Barcelona shënon golin e pestë (Video)

Në minutën e 87-të, Marcus Rashford e ka kaluar Manchester Unitedin në epërsi ndaj PSG-së (1-2). Barcelona e ka shënuar golin e pestë ndaj Ferencvaros.

 

————————————————————

Edhe një gol në ndeshjen Barcelona – Ferencvaros (Video)

Tetë minuta para fundit të ndeshjes, Barcelona e ka shënuar edhe golin e radhës në ndeshjen ndaj Ferencvaros (4-1). Kësaj radhe shënues ishte 17- vjeçari Pedri.

——————————————————-

Lazio e shton epërsinë ndaj Dortmundit (Video)

Lazio e ka shtuar epërsinë ndaj Borussia Dortmundit në 3-1. Golin e tretë për italianët e shënoi Jean Akpa Akpro, në minutën e 76-të. Në lojë është inkuadruar edhe Vedat Muriqi.

———————————-

Barcelona dhe Lazio pësojnë nga një gol (Video)

Barcelona ka pësuar një gol nga penalltia. Shënues ishte Kharatin, kurse me karton të kuq është ndëshkuar Pique. Ndërsa edhe Borussia Dortmund ka shënuar ndaj Lazios. Për gjermanët ka shënuar Haaland.

 

———————————————————————

Dy gola në ndeshjen Rennes – Krasnodar (Video)

Dy gola të shpejtë janë realizuar në ndeshjen mes Rennesit dhe Krasnodarit. Shënues ishin Sehrou Guirassy dhe Ramirez.

———————————

Barazohet rezultati në ndeshjen PSG – United (Video)

Është barazuar rezultati në ndeshjen kryesore mes PSG-së dhe Manchester United. Në minutën e 55-të, Anthony Martial realizoi autogol për rezultatin 1-1.

 

———————————————-

Barcelona – Ferencvaros, 3-0 (Video)

Në minutën e 52-të, Barcelona shtoi epërsinë në 3-0 ndaj Ferencvaros. Philippe Coutinho shënoi pas një asistimi nga Fati.

 

———————————-

Liga e Kampionëve, përfundojnë pjesët e para

Kanë përfunduar pjesët e para në gjashtë ndeshjet e Ligës së Kampionëve. Në vetëm dy prej tyre nuk ka pasur gola të shënuara.

 

———————————————————————

Barça shënon edhe golin e dytë (Video)

Anssumane Fati pak minuta para fundit të pjesës së parë e ka shtuar epërsinë e Barcelonës në 2-0 ndaj Ferencvaros.

 

—————————————————————————-

Messi shënon nga penalltia (Video)

Në minutën e 27-të, Leo Messi e ka kaluar në epërsi Barcelonën ndaj Ferencvaros. Argjentinasi ka shënuar gol nga penalltia.

 

———————————————————————-

Lazio shënoi edhe një gol ndaj Dortmundit (Video)

Luiz Felipe e ka shënuar golin e dytë për Lazion në ndeshjen ndaj Borussia Dortmund.

 

————————————-

Fernandesi kalon Unitedin në epërsi (Video)

Në minutën e 23-të, Bruno Fernandes e kaloi Manchster Unitedin në epërsi ndaj PSG-së.

 

——————————————————————————————-

Leipzigu shënon edhe golin e dytë (Video)

Angelino ka shënuar edhe golin e dytë për Leipzigun. Gjermanët po fitojnë ndaj Basaksehirit me rezultat 2-0.

 

—————————————————————–

Gol në ndeshjen Leipzig – Basaksehir (Video)

Në minutën e 16-të, RB Leipzig ka kaluar në epërsi ndaj Basaksehir. Auto i golit ishte Angelino.

 

——————————————–

Lazio kalon në epërsi ndaj Dortmundit

Skuadra e Lazios ka arritur të kaloi në epërsi ndaj Borussia Dortnund (1-0). Në minutën e 6-të, Ciro Immobile shënoi golin e parë në ndeshje.

 

————————————————————————

Liga e Kampionëve (Live)

Kanë filluar gjashtë ndeshjet e Ligës së Kampionëve. Përballja kryesore po zhvillohet në Francë, Paris Saint Germain po përballet me Manchester Unitedin, kurse ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe në Angli mes Chelseat dhe Sevillas.

Sonte Juventusi e mposhti Dynamo Kyiv (0-2), kurse Zeniti pësoi humbje nga Club Brugge (1-2).

Grupi E

Chelsea – Sevilla                                       0-0
Rennes – Krasnodar                                1-1

Grupi F

FT: Zenit – Club Brugge                            1-2
Lazio – Borussia Dortmund                      3-1

Grupi G

FT: Dynamo Kyiv – Juventus                  0-2
Barcelona – Ferencvaros                          5-1

Grupi H

Paris Saint Germain – Manchester U.  1-2
Leipzig – I.Basaksehir                              2-0

 

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi ka arkëtuar pikët e plota në ndeshjen e parë…