Liga e Konferencës, sonte finalja Fiorentina – West Ham

07 qershor 2023 | 11:25

Praga sot do të presë një finale evropiane, atë të Ligës së Konferencës, e dyta që pas krijimit të këtij turneu, pasi sezonin e kaluar ishte Roma fituese në finalen e Tiranës.

Mbrëmjen e sotme, në orën 21:00, Fiorentina dhe West Ham do të ndeshen së bashku në këtë finale për të siguruar një trofe evropian që u ka munguar për më shumë se gjysmë shekulli, pasi italianët fituan Kupën e Kupave në vitin 1961 dhe anglezët katër vite më vonë.

Përveç kësaj, kjo finale është shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, pasi fituesi i sotëm do të sigurojë një vend në Evropa Ligë për sezonin e ardhshëm.

Vështirë të parashikosh se cili është favoritë, pasi të dyja skuadrat kanë qenë në një formë pozitive.

Formacionet e mundshme:

Fiorentina: Terracciano, Dodo, Igor, Milenkoviq, Biraghi, Madragora, Amrabat, Gonzalez, Bonaventura, Ikone, Cabral.

West Ham: Areola, Kehrer, Zouma, Aguerd, Cresswell, Soucek, Rice, Paqueta, Bowen, Antonio, Benrahma.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot përfundon afati që emisarët Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar…