Liga e Parë fillon me sfida interesante

29 tetor 2020 | 16:07

Të premten dhe të dielën do të zhvillohet java e parë në Ligën e Parë, që do të jetë mjaft interesante. Në këtë edicion, Liga do të numërojë dhjetë skuadra që do të luftojnë për të hyrë në elitën e basketbollit të Kosovës.

Të premten do të zhvillohet ndeshje interesante mes AS Prishtinës, që luajti në “play-out” me Trepçën dhe RC Cola Drita, që synon të rikthehet në elitë. Po ashtu të premten përballen edhe Neë Basket-Marigona Hill Prishtina dhe Lipjani-Megasports.

Ndërkohë, të dielën do të përballen Istogu me Feronikelin, ku kjo e fundit edicionin e kaluar kishte garuar në Superligë dhe Vushtrria-Prishtina e Re. Statistikat ‘LIVE’ mund t’i ndiqni në faqen zyrtare të FBK-së.

LIGA E PARË – JAVA 1

Të premten takohen:
19:00 AS Prishtina – RC Cola Drita
19:15 NEW Basket – Marigona Hill Prishtina
19:30 Lipjani – Megasports

Të dielën takohen:
14:00 Istogu – Feronikeli
15:00 Vushtrria – Prishtina RE

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të parë nga afër gjendjen aktuale të institucioneve arsimore…