Ligji i ri i pagave hyn në fuqi më 5 shkurt

01 shkurt 2023 | 11:31

Vlera e koeficientit të pagave për vitin 2023 do të jetë 105 euro.

Kështu ka thënë sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë.

Ai ka thënë se kjo vlerë e koeficientit do të ndryshojë në vitin 2024, dhe nga janari i vitit tjetër do të jetë 110 euro.

Sipas Kurtit, çdo vit në bazë të mundësive buxhetore, ky koeficient do të lëvizë.

Ligji i ri i pagave në Kosovë do të hyjë në fuqi më 5 shkurt të këtij viti.

Pagat e punëtorëve në Kosovë llogariten duke e shumëzuar koeficientin e pagës së një pozite me vlerën monetare të koeficientit. Raporti i koeficienteve është nga një deri në 18.

Ministri i Financave, Pumës dhe Transfereve i Kosovës, Hekuran Murati, ka thënë se paga mesatare bruto do të jetë 730 euro, që sipas tij do të rritet për rreth 100 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zgjedhja e profesionit tuaj të ardhshëm varet nga disa faktorë,…