Ligji për sigurimet shëndetësore, Zemaj takohet me zyrtarët e MSh-së

02 shtator 2020 | 11:53

Ministri i Shëndetësisë (MSh), Armend Zemaj, ka mbajtur një takim me zyrtarët përgjegjës për hartimin e legjislacionit në kuadër të kësaj ministrie.

Në këtë takim është biseduar për kompletimin e kuadrit ligjor, si dhe rreth dinamikës për përgatitjen dhe hartimin e Ligjit për sigurimet shëndetësore dhe plotësimin me aktet nënligjore të ligjeve përkatëse.

“Jemi të përkushtuar dhe po angazhohemi që sa më parë të kompletohet kuadri ligjor, të funksionalizohen ligjet që kanë të bëjnë me shëndetësinë dhe qytetarëve t’u ofrohen shërbime më cilësore shëndetësore”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Shqipërisë në futboll është tronditur nga rezultatet e…