Lihen anash mosmarrëveshjet, Rama pret Haradinajn në Tiranë

05 prill 2022 | 16:28

Pavarësisht mosmarrëveshjeve në të kaluarën, përfshirë edhe incidentin në Berlin dhe padinë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka pritur të martën në Tiranë, kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinajn.

Haradinaj ka bërë me dije nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook” se me Ramën ka diskutuar për bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Shqipërisë në ekonomi, infrastrukturë dhe siguri e politikë të jashtme.

“Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë në ekonomi, infrastrukturë, siguri e politikë të jashtme, ishin temat kryesore të takimit të sotëm me kryeministrin Edi Rama. Bashkëbiseduam gjithashtu për projektin e hekurudhës Prishtinë – Durrës si projekt i domosdoshëm për të dyja vendet, si dhe dhënien e dyshtetësisë për qytetarët tanë. Falënderova kryeministrin Rama për ndihmën e shtetit shqiptar gjatë krizës energjetike në Kosovë dhe shpreha nevojën e gjetjes së mënyrave të bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve në këtë kohë aspak normale”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio ka marrë mesazhe…