“Z-ja” ruse kërcënon me vdekje ministrin e jashtëm italian Luigi Di Maio

05 prill 2022 | 16:27

Ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio ka marrë mesazhe kërcënuese me vdekje përmes platformës Telegram e rrjeteve sociale.

Disa profile me simbolin Z, që nënkupton pushtimin rus në Ukrainë kanë komentuar në profilin e ministrit italian mesazhe si “Putin dërgo njerëz ta vrasin”, apo “Derr i ndyrë do të të vrasim e do të varim mbi kurriz”.

Kryeministri italian Mario Draghi e eksponentë të qeverisë e politikës italiane kanë shprehur  solidaritet ndaj kreu të diplomacisë italiane, i cili ka qënë i qartë e i ashpër në qëndrimin e tij kundër Rusisë e pushtimit rus në Ukrainë.

Ky sulm verbal me kërcënim vdekje ndaj ministrit Di Maio ka nisur pas vizitës diplomatike të tij në Zagreb, ku ka komentuar imazhet e tmerrshme të viktimave në Bucha.

“Italia , ka deklaruar ai, do të garantoj cdo mjet të nevojshëm në mbështetje të Gjykatës Penale Ndërkombëtare e përmes Bashkimit Europian, për të konstatuar këto krime e përgjegjësit e tyre”.

“Luftës së Putin, që ne e dënojmë fortësisht i duhet dhënë fund menjëherë, duhet një de-përshkallëzim. Jemi të dënuar të gjithë nga kjo mizori”, është shprehur ai.

Mesazhe solidariteti kanë ardhur dhe nga kreu i Lëvizjes 5 Yje, Giuseppe Conte i cili është shprehur se “Është në krah të ministrit Di Maio së bashku me Lëvizjen 5 Yje e nuk do të lejojnë që askush t’i frikësoj”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jada Pinkett Smith do të dëshironte që Will Smith të…