Likaj takohet me drejtuesit e SBAShK-ut, bisedojnë për fillimin e vitit të ri shkollor

01 shtator 2020 | 15:37

Ministri i Arsimit dhe Shkencës (MASh), Ramë Likaj, në vazhdën e konsultimeve të rregullta për fillimin e vitit të ri shkollor, ka takuar të martën përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), të udhëhequr nga kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj.

Në këtë takim është diskutuar për përgatitjet që po bëjnë institucionet arsimore për fillim të suksesshëm të vitit të ri shkollor 2020/2021, ka njoftuar MASh-i.

Sipas këtij njoftimi, ministri Likaj ka njoftuar përfaqësuesit e SBAShK-ut për pakon e masave të qeverisë për mbështetjen e komunave për krijimin e kushteve për fillim të vitit të ri shkollor.

Ndërsa përfaqësuesit e SBAShK-ut kanë shprehur interesim për kujdes të shtuar për mbrojtjen shëndetësore të mësimdhënësve në gjendje të rënduar shëndetësore, si dhe për procesin e testimit të një mostre të caktuar të mësimdhënësve para fillimit të vitit shkollor.

Në fund të takimit, palët janë dakorduar që të vizitojnë një numër të shkollave për të parë për së afërmi nivelin e përgatitjeve të institucioneve arsimore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar…