Limaj apeloi që Kosova dhe Shqipëria të mos i përzihen njëra-tjetrës në politika ditore

15 maj 2019 | 21:59

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova nuk ka pse të shkoj në dialog, nëse presidenti serb Vuciq thotë se nuk do ta njohë kurrë Kosovën.

Ai ka thënë se Kosovës nuk i intereson nëse ai e bën për konsum të brendshëm. Nëse nuk është njohja s’kem pse negociojmë, thotë Limaj.

Limaj duke folur për unitetin e brendshëm për këtë temë thotë se egoizmi personal duhet lihet anash.

“Na duhet unitet në këtë temë. Mosuniteti na kushton. Presidenti dhe kryeministri e kanë për detyre të thirren në Platforme dhe jo të shprehin qëndrime individuale”, ka thënë Limaj në “Zona B”.

Sa i përket raporteve Kosovë- Shqipëri, Limaj ka bërë apel që të ruhet tradita për të mos u përzier në politika ditore të dy vendeve.

“Ta ruajmë këtë distance e të mos ndërhyjmë në politika ditore të brendshme. Kosova gjithmonë ka nevoje për ndihmën e Tiranës. Roli ndihumes i Tiranës është i padiskutueshëm. Edhe në duhet jemi të kujdesshëm në respektimin e preferencave tona. As në nuk duhet ndërhyjmë ne politikat ditore në Tiranë e Prishtinë. Apeli im është ta ruajmë traditën e miqësinë tonë dhe ti kthehemi temës tonë bashkëpunimit Kosovë- Shqipëri”, ka shtuar Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Ministrave në Shqipëri ka nderuar major Klodian Tanushin,…