Limaj: Do t’i trajtojmë dinjitetshëm pensionistët e Kosovës

01 tetor 2019 | 17:12

Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, në ditën Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve, ka theksuar rëndësinë e avancimit të mirëqenies së përgjithshme të kategorisë së moshës së tretë.

Ai ka thënë se në Kosovë, të moshuarit nuk kanë gëzuar sa duhet përkrahje nga shteti, deri në kohën kur Nisma Socialdemokrate ka marrë përgjegjësitë e saj në qeverisjen aktuale.

“Nën drejtimin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale nga ministri Skender Reçica, pensionistët në Kosovë më në fund kanë nisur të ndjejnë dorën e përkujdesjes nga shteti. Një nga objektivat kryesore të Nismës është paketa sociale e cila parasheh reformën pensionale, me theks të veçantë sigurimet sociale. Po aq e rëndësishme është edhe realizimi zotimit tonë për sigurimin shëndetësor, që me jetësimin e tij do të ketë lehtësira të shumta për të moshuarit tanë. Me reformën rrënjësore në fushën e pensioneve, të cilën e kemi filluar vitin e kaluar, pensionistët e të gjitha kategorive do të trajtohen dinjitetshëm”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Limaj ka thënë se në Qeverinë e ardhshme do të punojnë në finalizimin e reformës pensionale.

“Ne do të angazhohemi fuqishëm që në Qeverinë e ardhshme të finalizojmë reformën e nisur, me qëllim që të gjitha kategoritë e të moshuarve në Kosovë të gëzojnë trajtim të duhur dhe mirëqenie më të mirë”, ka shkruar Limaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lirim Kastrati ka marrë ftesë për të ju bashkuar Përfaqësueses…