Limaj: Emërimi i ambasadorit Grenell, dëshmi e përkushtimit të ShBA-së për arritjen e marrëveshjes

04 tetor 2019 | 12:33

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se emërimi i ambasadorit Richard Grenell si i dërguar i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi është lajm i mirë.

Limaj ka thënë se në të njëjtën kohë, ky emërim tregon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për arritjen e një marrëveshjeje mes dy vendeve.

“E kam thënë në vazhdimësi se Kosova nuk duhet t’i ikë asnjëherë tavolinës së bisedimeve dhe se procesit të dialogut duhet t’i paraprijë një agjendë e qartë. Kosova mbetet e vendosur për të arritur marrëveshje përfundimtare obligative për njohje reciproke”, ka thënë Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tyler Cameroni bëri një paraqitje në Watch What Happens Live…