Limaj fton qytetarët që ta mbështesin koalicionin Nisma-AKR-PD, tregon edhe pesë prioritetet

26 shtator 2019 | 13:15

Kryetari i Nimës Socialdemokrate, njëherësh kandidat për kryeministër i koalicionit Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka thënë se në këto zgjedhje garojnë me programin i cili i adreson shqetësimet e qytetarëve të vendit.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se koalicioni Nisma-AKR-PD ka pesë prioritete për qeverisjen e ardhshme. “Zhvillimi ekonomik, përmes investimeve të fuqishme në bujqësi deri në 500 milionë euro brenda një mandati qeverisës, vazhdimin e mbështetjes së prodhuesve vendorë dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, politikën e jashtme dhe dialogun me Serbinë, paketën sociale që parasheh shtesa për fëmijë, sigurime shëndetësore dhe qasjen ndryshe ndaj diasporës”, ka thënë Limaj.

Po ashtu, Limaj ka thënë se qytetarëve të Kosovës, ua kanë ofruar listën me kandidatët më të mirë për deputetë. “Njerëz të dëshmuar në etapa të ndryshme për vendin dhe të cilët meritojnë mbështetjen e qytetarëve të vendit. Ftoj qytetarët e Kosovës ta mbështesin këtë vizion i cili ofron dhe bashkon njerëz dhe jam i bindur se ky vizion kurdoherë do të triumfojë sepse vetëm ky vizion e çon vendin përpara. Bashkë për Shtetin”, ka deklaruar Limaj.

Postimi i plotë i tij:

Të nderuar qytetarë, struktura dhe aktivistë të Nismës Socialdemokrate,
Mbrëmë e hapëm edhe zyrtarisht fushatën zyrtare para mijëra përkrahësve tanë.
Falënderime të gjithëve për përkrahjen e parezervë që po i jepni koalicionit tonë.
Sot, po nisim turin e takimeve me qytetarë dhe përkrahës tanë anekënd vendit për të shpalosur para njerëzve tanë vizionin tonë dhe projektin Bashkë për Shtetin!
Ne garojmë në zgjedhjet e 6 tetorit me programin i cili i adreson shqetësimet e qytetarëve të vendit.
Ne kemi zgjedhur pesë prioritete për qeverisjen e ardhshme:
Zhvillimi ekonomik, përmes investimeve të fuqishme në bujqësi deri në 500 milionë euro brenda një mandati qeverisës, vazhdimin e mbështetjes së prodhuesve vendorë dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, politikën e jashtme dhe dialogun me Serbinë, paketën sociale që parasheh shtesa për fëmijë, sigurime shëndetësore dhe qasjen ndryshe ndaj diasporës.
Po ashtu qytetarëve të Kosovës, ia kemi ofruar listën me kandidatët më të mirë për deputetë. Njerëz të dëshmuar në etapa të ndryshme për vendin dhe të cilët meritojnë mbështetjen e qytetarëve të vendit.
Ftoj qytetarët e Kosovës ta mbështesin këtë vizion i cili ofron dhe bashkon njerëz dhe jam i bindur se ky vizion kurdoherë do të triumfojë sepse vetëm ky vizion e çon vendin përpara.
Bashkë për Shtetin! FL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i koalicionit AAK-PSD, Besnik Tahiri, përmes një…