Limaj: Hashim Shala me këngët e tij folklorike ishte frymëzim për gjenerata

19 shtator 2018 | 17:50

Lideri i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes së familjarit të tyre rapsodit Hashim Shala.

Me këtë rast Limaj, ka thënë se  me këngët e tij folklorike Hashim Shala ishte frymëzim për shumë gjenerata.

Sipas Limajt, rapsodët si Hashim Shala me këngët e tyre folklorike e kanë ruajtur dhe kultivuar kujtesën tonë historike ndër vite.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e rapsodit të madh shqiptar, Hashim Shala. Ai me këngët e tij folklorike ishte frymëzim për shumë gjenerata. Rapsodët si Hashim Shala me këngët e tyre folklorike e kanë ruajtur dhe kultivuar kujtesën tonë historike ndër vite. Ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë pëlqyer muzikën e rapsodit Hashim Shala! U prehsh në paqe Baca Hashim!”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e rapsodit të madh shqiptar, Hashim Shala. Ai me këngët e tij folklorike…

Gepostet von Fatmir Limaj am Mittwoch, 19. September 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri po qëndron në një vizitë…