Limaj: Jetullah Qarri ishte një prej luftëtarëve më të shquar

13 mars 2018 | 12:24

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ngushëlluar familjen Çarri me rastin e vdekjes së familjarit të tyre Jetullah Çarri i njohur si komandant Guri.

Ai ka thënë se Jetullah Çarri ishte një nga luftëtarët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Limaj ka thënë se komandat Guri ishte një luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e bashkëluftëtarit tonë, Jetullah Çarrit (komandant Gurit). Jetullah Çarri ishte një nga luftëtarët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ishte një luftëtar i paepur për liri. Pjesëmarrës dhe drejtues i shumë betejave për lirinë e Kosovës. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Çarri. Prehu në paqe komandant Guri! Lavdi veprës tënde!”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të projektit “Zbatimi i skemës së ndarjes së…