Limaj: Kastrati do te jetë kryetar i gjithë qytetarëve të Malishevës

14 nëntor 2021 | 21:06

Lideri Nismës, Fatmir Limaj, ka shpallur fitoren në Malishevë.

Ai ka deklaruar se Malisheva di të rreshtohet kah e si duhet, duke se sonte kanë fituar qytetarët e komunës.

“Malisheva ju qoi mesazh llaskucave se s’kanë çka kërkojnë këtu. Ekrem Kastrati personifikon qytetarin e Malishevës. Llapusha nuk i do mashtruesit. Ju aktivistë keni pasur presion por kur do populli s’ka kush që e mposht”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, sonte është çliruar Malisheva prej mashtruesve dhe matrapazëve.

“Kastrati do te ketë kryetar i gjithë qytetarëve të Malishevës. Ju kurrë s’më keni lënë mua as unë kurrë s do të ju lë juve, do të punoj përgjithmonë për Malishevën.”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismajl Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në llogarinë…