Limaj kërkon të ndriçohet fati i personave të zhdukur

30 gusht 2021 | 17:04

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë thirrje që të ndriçohet fati i mbi 1 600 qytetarëve të Kosovës të cilët janë zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, Limaj ka thënë se nuk do të ndalën asnjëherë së kërkuari drejtësi.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të personave të zhdukur bëjmë thirrje që të ndriçohet një herë e përgjithmonë fati i mbi 1600 qytetarëve tanë, të zhdukur tash e mbi dy dekada. Në këtë ditë të shënuar zotohemi se nuk do të ndalemi asnjëherë së kërkuari drejtësi dhe zbardhjen e fatit të të gjithë të zhdukurve. Kjo plagë e cila është ndër më të rëndat që ka shkaktuar lufta vazhdon të rëndoj mbi familjet e personave të zhdukur, shoqërinë dhe vendin tonë në përgjithësi”, ka thënë Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka publikuar një video, përmes së…