Limaj krah Hamzës dhe PDK-së: Të bashkohemi, të fuqizohemi dhe të ecim së bashku drejt fitores
29 maj 2026
| 13:46
Lideri i Nismës Socialdemokrate, , Fatmir Limaj, pas bashkimit me Partinë Demokratike të Kosovës, të cilën do ta përkrah për zgjedhjet e 7 qershorit, mbrëmë ka marrë pjesë hapjen e fushatës të kësaj partie që është mbajtur në Ferizaj.
Limaj tashmë po e jep mbështetjen për PDK-në edhe përmes postimeve në rrjete sociale.
Ai ka shkruar sot në “Facebook” se të bashkuar dhe të fuqizuar, do të ecin drejt fitores.
“Më 7 qershor, qytetarët kanë mundësinë t’i thonë STOP krizës dhe t’i hapin rrugë një kapitulli të ri për Kosovën”, ka shkruar Limaj.



