Kaltrinë Lohaj: Arti nuk duhet të mbetet pa mbështetje, do të jem zëri i artistëve në Kuvend

29 maj 2026 | 13:34

Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 29, Kaltrinë Lohaj, në praninë edhe të kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu, ka takuar personalitete të artit në qytetin e Ferizajt, me të cilët ka bashkëbiseduar për preokupimet e tyre dhe ka shpalosur programin e saj si deputete e ardhshme e Kuvendit të Kosovës.

“Unë jam rritur nga një nënë që shpirtin ia ka kushtuar artit, ndërsa edhe vetë vitet më të bukura të fëmijërisë i kam kaluar në Teatrin e Qytetit, mes ateleve të dajës tim artist e mes ngjyrave të kompozuara në çdo shtëpi që u rrita, dhe sot vazhdoj ende të shkruaj poezi. Prandaj i njoh nga afër sfidat, pasigurinë dhe shpirtin shumëdimensional të artistëve”, ka thënë ajo, për të vazhduar se: “Kam qenë vetëm 6 vjeçare kur jam shfaqur për herë të parë para një publiku shumë të madh dhe, nga emocionet e skenës, kam harruar emrin e Naim Frashërit. Por kjo nuk më penalizoi që ta marr çmimin e parë. Pas atij çmimi erdhën edhe afërsisht 30 çmime të tjera të para, por as ato çmime e as duartrokitjet nuk mjaftuan që të më mbanin të lidhur me artin si profesion”, ka thënë Lohaj.

Ajo ka theksuar se pikërisht për këtë arsye, e njeh këtë dhimbje. “E di çfarë do të thotë ta duash artin me shpirt, por të jetosh në një realitet ku artisti shpesh mbetet pa mbështetje. Prandaj unë do të jem zëri juaj që do të dëgjohet. Do të jem gjithmonë zë për artistët, për kulturën dhe për krijuesit tanë, sepse një qytet pa art humb shpirtin e vet. Faleminderit për mikpritjen dhe për gjithçka që i jepni Ferizajt me talentin dhe shpirtin tuaj”, ka thënë Kaltrinë Lohaj, kandidate për deputete e PDK-së me numër 29.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Etnik Brruti është lojtar i ri i Hajdukut të Splitit.…